E projektuar nga inxhinieri francez Gustave Eiffel, kulla u ndërtua në një kohë rekord prej vetëm dy vitesh, dy muajsh dhe pesë ditësh, në kuadër të Ekspozitës Universale të vitit 1889, e cila përkonte me 100-vjetorin e Revolucionit Francez.
Struktura prej hekuri, e përbërë nga mbi 18 mijë elementë dhe e bashkuar me rreth 2.5 milionë vida, arriti lartësinë 300 metra, duke u bërë për një kohë të gjatë ndërtimi më i lartë në botë.
Megjithatë, në fillimet e saj, Kulla Eiffel hasi në kritika të forta nga artistë dhe intelektualë të kohës, të cilët e konsideronin një ndërhyrje të shëmtuar në peizazhin urban të Parisi. Madje, ishte parashikuar që ajo të çmontohej pas 20 vitesh.
Me kalimin e kohës, kulla u shndërrua në një ikonë të padiskutueshme të Francës dhe një simbol të inovacionit inxhinierik, duke tërhequr çdo vit miliona vizitorë nga e gjithë bota.





