Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMI“In Motion”, programi në Dibër dhe Lezhë

“In Motion”, programi në Dibër dhe Lezhë

Qeveria në bashkëpunim me programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (PNUD) kanë mbështetur deri tani 50 biznese të vogla në Lezhë dhe në Durrës, të prekura nga tërmeti i vitit 2019. Përmes “In Motion”, bizneset e përfshira në programin e mbështetjes ishin, markete ushqimore dhe fruta/perime; bar kafe; restorante të vogla; rrobaqepsi; dyqane me artikuj të ndryshëm. Konsulentë të dedikuar biznesi dhe të imazhit tregtar, kanë punuar me këto biznese duke ju ofruar trajnime, asistencë të personalizuar dhe ndihmë për imazhin tregtar. Konsulentët kanë përdorur metodologjinë “In Motion”, që ndihmon mikrobizneset e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe COVID-19, me grante për pajisje biznesi, modernizim të imazhit tregtar, si edhe me këshillim për përmirësimin e aftësive menaxhuese. “In Motion” është pjesë e projektit “Rimëkëmbja Ekonomike dhe Qëndrueshmëria” (ERR), i cili zbatohet nga UNDP dhe financohet nga Ambasada e Britanisë dhe ajo e Holandës në Tiranë. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments