Tuesday, March 25, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREImzot Jul Bonati, martir i Kishës Katolike

Imzot Jul Bonati, martir i Kishës Katolike

Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtepia me gjethe” përkujton sot martirin e krishterë, Imzot Jul Bonatin (24 Maj 1874 – 5 Nëntor 1951). Jul Bonati lindi në Shkodër më 24 maj të vitit 1874. Studioi në Kolegjin Saverian të Jezuitëve në Shkodër dhe u diplomua për filozofi dhe letërsi në Vjenë, Austri dhe në Padova, Itali. Më 1912 dorëzohet prift dhe vendoset në Stamboll për t’i shërbyer katolikëve shqiptarë që ndodheshin atje. Shërbeu 16 vjet në Stamboll, ku mori pjesë aktive në Lëvizjen Kombëtare. Nga viti 1920 deri në vitin 1924 ishte anëtar i Klubit “Pragu shqiptar” ndërsa në vitet 1942 -1946 jetoi në Itali ku vazhdoi punën shkencore e letrare deri në fund të vitit 1945, kur u kthye në Shqipëri. Më 1946, në moshën 72 vjeçare u arrestua dhe me vendimin nr. 429 datë 31.10.1947 të Gjykatës Ushtarake u deklarua fajtor duke u akuzuar si agjent i Vatikanit dhe u dënua me 7 vjet heqje lirie në qytetin e Elbasanit. Gjatë viteve të vuajtjes e mbyllën dhe në çmendinë. Vdiq i masakruar në spitalin e burgut në Durrës, më 5 nëntor 1951. Në 5 nëntor 2016, 65 vjet nga dita e vdekjes së tij u shpall i lumë së bashku me 37 martirë të tjerë. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ