Importi i makinerive, pajisjeve dhe pjesëve të këmbimit, një tregues direkt i investimeve në ekonomi shënoi rritje me 4.1 % gjatë janarit, duke arritur në 12.6 miliardë lekë nga 10.3 miliardë lekë që ishin në janarin e 2022-shit. Ndërkohë përgjatë gjithë vitit 2022 importet e këtij grupi llogariten 187 miliardë lekë. Importi për mallrat bazë të industrive prodhuese, lidhet me zgjerimin e aktivitetit të këtyre sektorëve dhe interesin në rritje të sipërmarrjes për përdorimin e teknologjive bashkëkohore që përmirësojnë cilësinë e prodhimit. Referuar të dhënave të INSTAT-it, Italia, Kina dhe Gjermania janë partnerët kryesore me volumin më të madh në vlerë të importit të kësaj kategorie. Gjithsej nga Italia gjatë janarit u importuan 2.3 miliardë lekë makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi. Nga Kina u importuan 2.7 miliardë lekë makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi. Ndërsa nga Gjermania u importuan 2 miliardë lekë makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi. Fluksi hyrës i IHD-ve në Shqipëri ka ruajtur një trend rritës pozitiv gjatë viteve. Pavarësisht situatës së krijuar për shkak të pandemisë së COVID-19, dhe luftës në Ukrainë, sërish Shqipëria paraqet interes për investitorët e huaj. Investimet e huaja direkte shënuan rritje me bazë vjetore prej 35% gjat[ 9-mujorit t[ 2022, duke arritur në 984 milionë euro, sipas statistikave të publikuara nga Banka e Shqipërisë. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se gjatë tremujorit të tretë 2022, flukset valutore hyrëse në formën e investimeve të huaja direkte ishin të përqendruara kryesisht në sektorin e hidrokarbureve, në masën 25%, ndërmjetësimit financiar, në masën 11%, e energjetikës në masën 8%, si dhe komunikacionit, në masën 2% të totalit. Rritja e fortë e çmimeve të naftës bruto në periudhën që pasoi shpërthimin e luftës në Ukrainë duket se ka nxitur shtimin e investimeve me qëllim rritjen e prodhimit nga kompanitë nxjerrëse edhe në Shqipëri. atsh
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on