Importi i makinerive, pajisjeve dhe pjesëve të këmbimit, një tregues direkt i investimeve në ekonomi shënoi rritje me 4.1 % gjatë 3-mujorit të pare të vitit, duke arritur në 47.9 miliardë lekë nga 39.4 miliardë lekë që ishin në tremujorin e parë të 2022-shit. Importi për mallrat bazë të industrive prodhuese, lidhet me zgjerimin e aktivitetit të këtyre sektorëve dhe interesin në rritje të sipërmarrjes për përdorimin e teknologjive bashkëkohore që përmirësojnë cilësinë e prodhimit. Referuar të dhënave të INSTAT-it, Italia, Kina dhe Gjermania janë partnerët kryesore me volumin më të madh në vlerë të importit të kësaj kategorie. Gjithsej nga Italia gjatë 3-mujorit u importuan 9.3 miliardë lekë makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi. Nga Kina u importuan 7.7 miliardë lekë makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi. Ndërsa nga Gjermania u importuan 7.9 miliardë lekë makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi. Fluksi hyrës i IHD-ve në Shqipëri ka ruajtur një trend rritës pozitiv gjatë viteve. Pavarësisht situatës së krijuar për shkak të pandemisë së COVID-19, dhe luftës në Ukrainë, sërish Shqipëria paraqet interes për investitorët e huaj. Investimet e huaja direkte në vitin 2022 janë rritur 29 % krahasuar me vitin 2019, duke arritur në 1.37 miliardë euro. atsh
Recent Comments
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on