Identifikimi i mjeteve motorike të vjedhura ose të manipuluara

0
5

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR), Blendi Gonxhja, nënshkroi sot një marrëveshje me përfaqësuesin e EU4LEA, Richard Dullnigg përmes së cilës DPSHTRR mbështetet për identifikimin e mjeteve motorike të vjedhura ose të manipuluara. EU4LEA i dhuroi DPSHTRR-së pajisje lexuese të numrit identifikues dhe gjenerimit të të dhënave të automjeteve. Nëpërmjet këtyre pajisjeve, të cilat do të furnizohen në çdo drejtori rajonale mundësohet eliminimi i tentativave për regjistrimin e mjeteve të vjedhura apo manipuluara duke ofruar shërbime më të sigurta me rritje të kapaciteteve teknike dhe staf të kualifikuar/trajnuar. Po ashtu, përmirësimi i metodave të kontrollit nëpërmjet lexuesve special elektronik OBD dhe databazave globale të verifikimit të të dhënave teknike të mjeteve rrugore. “Luftojmë abuzimet dhe manipulimet, nëpërmjet identifikimit të automjeteve me metodën e “verifikimit të shumëfishtë” referuar dokumentacionit të origjinës, targetave, pllakave, kodifikimeve nga fabrikimi, informacionit digjital në modulet elektronike të automjeteve”, u shpreh Gonxhja. Bashkimi Evropian për Zbatimin e Ligjit në Shqipëri, i njohur me shkurtesën e tij si EU4LEA, është një projekt asistence teknike i financuar nga BE, i krijuar për të mbështetur dhe ndihmuar agjencitë kryesore të zbatimit të ligjit në Shqipëri, veçanërisht Policinë e Shtetit Shqiptar, Ministrinë e Brendshme, SPAK (SPO dhe NBI). ), Prokuroria e Përgjithshme, përfshirë Prokuroritë e Rretheve (PO), në arritjen e objektivave të tyre dhe afrimin e performancës së tyre me standardet e BE-së.