Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha priti në një takim zëvendësdrejtorin e ICITAP, Stephen Fields dhe atasheun e ICITAP në Shqipëri, Richard Deasy.
Në takim u theksua se Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës gëzojnë një partneritet të qëndrueshëm dhe strategjik në fushën e sigurisë dhe sundimit të ligjit. Programi ICITAP ka qenë një mbështetje e pakursyer në forcimin e institucioneve tona të rendit dhe trajnimin profesional të punonjësve të Policisë.
Ky bashkëpunim është dëshmi e miqësisë mes dy vendeve dhe e angazhimit të përbashkët, nënvizoi Hoxha në një postim në rrjetet sociale.
Në takim u bashkënda besimi se ky bashkëpunim ka ende hapësira dhe mundësi zgjerimi.
Hoxha u shpreh falënderues për investimet dhe trajnimet, që Policia e Shtetit përfiton prej vitesh.
“Partneriteti ynë i ka bërë dy vendet tona më të sigurta”, theksoi ai.