Nga 20 qershori, një tjetër kompani prestigjioze do të nisë fluturimet në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”. Kryeministri Edi Rama e cilësoi si një lajm të mirë nisjen e fluturimeve nga kompania Iberia, teksa shkroi në rrjetet sociale se, “një tjetër kompani prestigjioze do të nisë fluturimet direkte drejt aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza””. Edhe Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e cilësoi këtë një lajm të mirë. “Iberia spanjolle nga 20 qershori i 2023 do të fluturojë në linjën Madrid-Tiranë- Madrid”, shkroi Balluku në rrjetet sociale. Udhëtimi drejt kryeqyteteve të botës apo destinacioneve turistike nga aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza” sa vjen e bëhet më i lehtë dhe me kosto më të ulët. Në treg po futen gjithnjë e më tepër kompani, ndërsa ato ekzistueset po shtojnë jo vetëm destinacionet, por edhe numrin e fluturimeve. ATA
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on