Monday, February 17, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREIAKSA, me një kalendar të ngjeshur aktivitetesh kërkimore shkencore

IAKSA, me një kalendar të ngjeshur aktivitetesh kërkimore shkencore

Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe i Studimit të Artit, pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike ka prezantuar kalendarin e aktiviteteve të kërkimit shkencor dhe konferencave të parashikuara për vitin 2023. Kalendari i miratuar së fundmi nga Senati i ASA-së, parashikon një aktivitet mjaft të ngjeshur nëse do të marrim parasysh edhe faktin se krahas kësaj agjende, kërkuesit shkencorë të IAKSA-së zhvillojnë një aktivitet individual si kërkues dhe mësimdhënës pranë katedrave e qendrave universitare brenda dhe jashtë Shqipërisë. Përgjatë gjithë vitit, IAKSA do të kryejë procesin e inventarizimit dhe verifikimit të gjendjes dhe ruajtjes së objekteve arkivore. Gjithashtu do të vijojë projekti “Riorganizimi, katalogimi, digjitalizimi dhe përmirësimi i kushteve për ruajtjen e pasurisë arkivore në IAKSA”. Në muajin prill do të nisë procesi i transkriptimit dhe i klasifikimit të materialeve të mbledhura në kuadër të projektit “Atlasi Etnografik i Fshatit Shqiptar Sot”. Ndërkohë janë planifikuar shumë aktivitete shkencore si seminari “Përthyerje antropologjike”, seminare mbi praktikat arkivore, cikli “Tragë”, nga Departamenti i Folklorit, ekspozita fotografike me materialet e koleksionit “Vasil Koçi”, etj. Gjithashtu Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe i Studimit të Artit do të realizojë një sërë botimesh mes të cilave “Studime per Artin” Nr 21 e 22, si dhe “Antropologji” vol. 5 dhe 6. ​​​Përveç këtyre, puna e IAKSA parashikon edhe ekspedita kërkimore, të cilat do të realizohen në muajt maj, qershor, shtator, në kuadër të projektit kërkimor “Atlasi Urban: Tirana, Kamza, Durrësi”, 2023-2032. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ