Sipas Agjencisë Ndërkombëtare Bërthamore, IAEA, Irani po rrit më tej rezervat e tij të uraniumit.
”Irani ka rritur rezervat e tij të uraniumit në muajt e fundit, duke vazhduar të zgjerojë programin e tij bërthamor edhe pse mohon se dëshiron një bombë atomike”, deklaroi Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA).
Stoqet e materialit 60% të pasuruar, afër 90% të nevojshme për të zhvilluar një armë atomike, arritën në 164.7 kg më 17 gusht (krahasuar me 142.1 kg në maj), ose mjaftueshëm për të prodhuar më shumë se tre bomba bërthamore sipas agjencisë