Friday, November 22, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREHistoria e Lojërave Olimpike në festivalin Arkeovizion

Historia e Lojërave Olimpike në festivalin Arkeovizion

“Agones, nga miti në ringjallje” është dokumentari i tretë mbi trashëgiminë që shfaqet në festivalin “Arkeovizion”, sot, në mjediset e Muzeut Arkeologjik (ASA). Filmi dokumentar, prodhim i vitit 2021, prej 1 ore e 50 minutash, ka për skenariste Katerina Anastasopoulou-n dhe regjisor Giannis Georgioudakis-i. Ai nxjerr në pah përmes historisë, artit dhe kulturës, vlerat olimpike, universale që kanë lindur në Olimpian e Lashtë dhe që vijojnë të jenë të gjalla edhe sot. Gjithashtu transmeton aspekte të panjohura të historisë olimpike të lidhura me Revolucionin Grek dhe Francez. Filmi është xhiruar në vende emblematike të katër qyteteve: Olimpia e Lashtë, Athina, Parisi dhe Vjena dhe nxjerr në pah karakterin global të Lojërave Olimpike. Partiturat muzikore të shekullit të 19-të janë orkestruar dhe inçizuar enkas për dokumentarin nga Orkestra Simfonike Kombëtare e ERT-së. Muzika është shkruar nga kompozitori i shquar Dimitris Papadimitriou. Historia e Lojërave Olimpike dhe ringjallja e tyre në kohën modern vjen përmes vështrimit kinematografik, prodhim i kanalit televiziv ERT “Lojërat”. Ky film që vjen sot për publikun kryeqytetas, premierën e pati para ndezjes së flakës olimpike, të Lojërave Olimpike të Tokios. /http://ata.gov.al/2022/10/26/historia-e-lojerave-olimpike-ne-festivalin-arkeovizion/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments