Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALESHENDETESIHipertensioni u rrit edhe më tej te pacientët gjatë pandemisë

Hipertensioni u rrit edhe më tej te pacientët gjatë pandemisë

Studimet vazhdojnë të tregojnë shumë efekte negative indirekte që ka pasur pandemia e Covid-19 në shëndetin e njerëzve. Veçanërisht, ata me hipertension panë një rritje në nivelet e presionit të gjakut, ndërsa numri i herëve që e matën atë u ul shumë. Por, përdorimi i telemjekësisë ka bërë të mundur frenimin e efekteve të mundshme negative. Këtë e tregon një studim i publikuar në revistën ”Hypertension”, i financuar nga Sistemi Shëndetësor Britanik (NIH). Presioni i lartë i gjakut prek mbi një miliard njerëz në mbarë botën dhe është një faktor rreziku për atakun në zemër dhe goditjen në tru, por edhe për format më serioze të Covid-19. Studiuesit panë të dhënat elektronike nga 137 593 të rritur (mosha mesatare 66 vjeç) me hipertension dhe bënë krahasime midis atyre të regjistruara para pandemisë (gusht 2018 deri në janar 2020) dhe gjatë pikut (prill 2020 deri në janar 2021). Rezultatet tregojnë se numri i matjeve të presionit të gjakut, pjesërisht për shkak të uljes së vizitave, u ul ndjeshëm në tre muajt e parë të pandemisë, deri në 90% krahasuar me para, dhe më pas u rrit pak pa arritur nivelet fillestare. ”Në të njëjtën kohë, presioni i gjakut maksimal dhe minimal i pacientëve ishte rritur, ndoshta “për shkak të uljes së aktivitetit fizik, stresit, gjumit dhe faktorëve të tjerë të rrezikut për përkeqësimin e sëmundjeve kardiovaskulare në pandemi”, theksoi autori i studimit Hiroshi Gotanda, profesor asistent në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai. ”Megjithatë, rezultatet kanë qenë më të mira nga sa prisnim, ndoshta në sajë të telemjekësisë dhe monitorimit në shtëpi që bëri të mundur identifikimin e problemit dhe ndërhyrjen me terapi. Ky, është një aspekt që duhet marrë parasysh për të ardhmen”http://ata.gov.al/2022/11/03/fokus-hipertensioni-u-rrit-edhe-me-tej-gjate-pandemise/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments