Vetëm 69 persona, nga 555 riregjistrime në autoshkollë për shkak të heqjes së pikëve të patentës, e kanë rifituar lejen e drejtimit gjatë periudhës qershor 2022-korrik 2023. “555 riregjistrime në autoshkolla dhe vetëm 12.4 % prej tyre kthehen në rrugë si drejtues mjeti, kësaj here akoma më të përgjegjshëm”, bën të ditur DPSHTRR. Sipas DPSHTRR-së, ata që konsiderohen kontigjent shkelësish të rëndë të rregullave të qarkullimit, përsëritës në sjellje që rrezikojnë ata vetë dhe të tjerët në rrugë, me aktet e reja në fuqi për të rifituar të drejtën e patentës duhet të regjistrohen nga e para në autoshkollë e t’i rinënshtrohen testit teori-praktikë. atsh