Sunday, April 20, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREHarris: Hamas të pranojë marrëveshjen

Harris: Hamas të pranojë marrëveshjen

Zëvndëspresidentja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris bëri thirrje për pranimin e marrëveshjes së propozuar gjashtëjavore të armëpushimit në luftën midis Izraelit dhe Hamasit, duke kritikuar Izraelin për ofrimin e pamjaftueshëm të ndihmës për Gazën, shkruan lemonde.fr. ”Duke pasur parasysh shkallën e madhe të vuajtjeve në Gaza, duhet të ketë një armëpushim të menjëhershëm për të paktën gjashtë javët e ardhshme, që është ajo që është aktualisht në tryezë”, deklaroi Harris gjatë një fjalimi Alabama.

Komentet e Harris ishin më të fortat nga një zyrtar i administratës amerikane për Izraelin, pasi presidenti Joe Biden përballet me presion të madh për mbështetjen e tij për Izraelin ndërsa numri i të vdekurve civilë në Gaza rritet. ”Marrëveshja do të çojë në lirimin e pengjeve dhe mbërritjen e një sasie të konsiderueshme ndihme”, tha Harris duke i bërë thirrje Hamasit të pranonte marrëveshjen. “Hamasi e dëshiron një armëpushim. Ka një marrëveshje në tryezë. Hamasi duhet ta pranojë atë marrëveshje”, theksoi ajo

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ