Monday, May 13, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIEnergjia, INSTAT: Humbjet në rrjet ranë me 0.2 %

Energjia, INSTAT: Humbjet në rrjet ranë me 0.2 %

Humbjet në rrjet kanë arritur vlerën 1655 GWh në vitin 2023 nga 1658 GWh në vitin 2022, duke shënuar një rënie me 0.2 %. Sipas raportit të publikuar sëfundmi nga INSTAT, humbjet në transmetim janë rritur me 10.1 % dhe pesha që zënë në totalin e humbjeve në rrjet është 13.3 %. Ndërkohë, humbjet në shpërndarje zënë një peshë më të madhe, rreth 86.7 % të humbjeve në rrjet dhe në vitin 2023 janë ulur me 1.6 %, krahasuar me vitin 2022.

Prodhimi neto vendas i energjisë elektrike, në vitin 2023, arriti vlerën 8796 GWh nga 7003 GWh energji të prodhuar në vitin 2022, duke shënuar një rritje të prodhimit me 25.6 %. Hidrocentralet publike, në vitin 2023, prodhuan 5123 GWh nga 3859 GWh të prodhuar në vitin 2022, duke shënuar kështu një rritje të prodhimit me 32.8 %. Hidrocentralet private dhe koncesionare, prodhuan 3582 GWh nga 3093 GWh të prodhuar një vit më parë, duke shënuar një rritje të prodhimit të energjisë elektrike me 15.8 %.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments