Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj pas takimit me presidenten Vjosa Osmani dhe me drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti, ka thënë se sulmi në veri ishte terrorizëm i pastër dhe sipas tij rreziku vazhdon edhe më tutje, raporton KosovaPress. Haradinaj tha se biseda me presidenten Osmani ishte kryesisht lidhur me zhvillimet e sigurisë të ditës së diel, ku si pasojë e këtij sulmi terrorist u vra oficeri I policisë, Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy të tjerë. “Është e logjikshme që të bashkëbisedohet në situata të tilla të sigurisë për shkak se rreziku për sigurinë në Kosovë vazhdon edhe më tutje. Pra, është prezent rreziku. Institucionet e sigurisë në Kosovë kanë bërë punën më të mirë dhe të suksesshme, I përgëzoj për punë të gjithë, por duhet të bëjmë kujdes që vendimmarrësit politik ta kryejnë punën e vet me sukses. Kështu që përballja me rreziqet sigurisë nuk bëhet duke e bartë krejt përgjegjësinë vetëm te profesionistët. Duhet ndihma politike dhe kurs politik, i besueshëm me aleatët e sigurisë”, tha ai. Ish-kryeministri Haradinaj ka kërkuar hetim ndërkombëtar për sulmet terroriste në veri. “Është mjaft me interes që në nivel të ShBA-së dhe BE-së të zhvillohet një hetim, edhe të vërtetohet që Serbia është prapa këtij sulmi meqenëse dihet botërisht, por të vërtetohet nga hetues ndërkombëtar në mënyrë që të gjykohen ata që po e rrezikojnë rajonin me vepra dhe sulme terroriste”, theksoi Haradinaj. Në takime të ndara sot presidentja Osmani ka takuar edhe kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili pas takimit, ka shkruar në Facebook se është informuar për gjendjen e sigurisë në veri të vendit dhe për angazhimin e institucioneve shtetërore në përballje me sulmet terroriste gjatë ditës së diel në Banjskë.
Haradinaj: Sulmi në veri ishte terrorist, rreziku vazhdon
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on