Monday, March 24, 2025
HomeSOCIALEHapen konkurset për punonjës psiko-social në shkolla

Hapen konkurset për punonjës psiko-social në shkolla

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi nëpërmjet rrjetit social informoi për hapjen e konkurseve për t’u bërë pjesë e shërbimit psiko-social në shkolla. “Siç ju kemi informuar edhe më parë, këtë vit të ri shkollor kemi vendosur që shërbimit psiko-social në shkollat tona t’i shtohen edhe 235 punonjës të rinj në të gjithë vendin. Ky vendim ka si qëllim rritjen e mëtejshme të cilësisë së këtij shërbimi dhe mbulimin më të plotë të shkollave në të gjithë territorin, përfshirë edhe zonat periferike dhe të largëta,- shkruan Kushi. Ministrja shton se këtë vit, këta punonjës do të kenë në dispozicion edhe paketën e dokumenteve të miratuara së fundmi në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, standardet e përgjithshme profesionale, parimet e etikës dhe udhëzuesin për praktikën e punës. Këto do të ndihmojnë ndjeshëm në përmirësimin, standardizimin dhe monitorimin në mënyrë të unifikuar dhe të vazhdueshme të punës së tyre. “Dua të ftoj të gjithë kandidatët e interesuar për t’u punësuar në shërbimin psiko-social në shkolla që të aplikojnë sipas procedurave të konkurimit që sapo janë shpallur në të gjitha Drejtoritë Rajonale të Arsimit Parauniversitar. Informacionet e nevojshme, kriteret dhe afatet përkatëse mund t’i gjeni në çdo drejtori rajonale dhe zyrë arsimore vendore në çdo bashki të vendit. Suksese të gjithë kandidatëve!”- përfundoi ministrja mesazhin e saj.https://ata.gov.al/2022/08/20/hapen-konkurset-per-punonjes-psiko-social-ne-shkolla-kushi-rrisim-cilesine/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ