Pastori gjerman gjerman ‘Mukhtar është ”zhdukur” përgjithmonë, shkruan La Republica. Të gjithë e njihnin Muhtarin si Hachiko i Krimesë, i riemërtuar sipas qenit të famshëm japonez, sepse edhe ky katërputrosh nga Jalta, prej vitesh priste pa u lodhur pronarin e tij të zhdukur 12 vjet më parë. Që atëherë, Mukhtari nuk kishte reshtur kurrë së ecuri përpara dhe mbrapa përgjatë bregdetit të qytetit, duke shpresuar gjithmonë për kthimin e pamundur të mikut të tij më të mirë. Tani që ai ka vdekur, kryetari i bashkisë ka njoftuar se historia e tij do të mbahet mend përmes një monument kushtuar atij e cila do të inaugurohet së shpejti.