Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres shprehu pesimizëm për perspektivat për paqen në Ukrainë. ‘’Negociatat e paqes fatkeqësisht nuk janë të mundshme për momentin. Të dyja palët janë të bindura se mund të fitojnë”, theksoi ai. Rusia nuk është gati për momentin të tërhiqet nga territoret e pushtuara. Mendoj se Ukraina ka shpresë për t’i rikthyer ato. Megjithatë, mundësia e përdorimit të armëve bërthamore është “shumë të ulët”,theksoi Guterres. “Iniciativa kineze ishte shumë e rëndësishme për të theksuar se përshkallëzimi bërthamor është i papranueshëm”, shtoi kreu I OKB-së. Ai tha se ‘’meqenëse nuk ishte e mundur të fillonin bisedimet e paqes për momentin, qëllimi ishte të mbahet një dialog me të dyja palët për të zgjidhur problemet konkrete”. atsh