Tuesday, April 22, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETARE Guterres kërkon armëpushim të plotë në Gaza

 Guterres kërkon armëpushim të plotë në Gaza

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, theksoi se dialogu i cili rezultoi me pauzë humanitare në Gaza duhet të shndërrohet në armëpushim të plotë. Sipas një deklarate nga zyra e zëdhënësit të OKB-së, Guterres, duke theksuar se shtatë javët e konfliktit dhe humbjet e tmerrshme të jetëve në Gaza kanë tronditur botën, tha se “në katër ditët e fundit armët kanë heshtur. Pamë pengjet izraelitë dhe të huaj që liroheshin nga Hamasi dhe të burgosurit palestinezë që liroheshin nga burgjet izraelite”. Ai falënderoi Katarin, Egjiptin dhe ShBA-në për kontributin e tyre në marrëveshjen e arritur, duke konfirmuar çdo lloj mbështetjeje të OKB-së në këtë kuadër. Guterres rikujtoi se gjatë katër ditëve janë rritur ndihmat e OKB-së në Gaza dhe kanë arritur edhe në pjesën veriore. “Por, kjo ndihmë nuk mbulon nevojat e 1,7 milionë të zhvendosurve. Tragjedia humanitare në Gaza përkeqësohet çdo ditë”, u shpreh Guterres. “Dialogu që çoi në pajtim duhet të vazhdojë dhe të shndërrohet në një armëpushim të plotë humanitar për të mirën e të gjithë njerëzve të Gazës, Izraelit dhe rajonit”, shtoi Guterres duke përsëritur thirrjen për lirimin pa kusht dhe të menjëhershëm të pengjeve. Guterres nënvizoi rëndësinë e zgjidhjes me dy shtete për të ardhmen e rajonit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ