Sunday, April 20, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREGuterres bën thirrje për reforma në FMN dhe BB

Guterres bën thirrje për reforma në FMN dhe BB

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres tha se vendet në zhvillim nuk kanë mundur të përfitojnë mjaftueshëm nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Banka Botërore (BB) dhe bëri thirrje për reforma në këto institucione. Guterres i cilësoi si “dështim të plotë” punimet e FMN-së dhe BB-së në periudhën e COVID-19 dhe shtoi se kjo ka lënë në borxhe të larta dhjetëra vende. “Vendet e pasura kanë përfituar nga FMN-ja më shumë se vendet e varfra”, deklaroi Guterres duke theksuar se FMN dhe BB duhet të kthehen nga “gabimet historike”. Kreu i OKB-së, Guterres tërhoqi vëmendjen se gjatë periudhës së pandemisë vendet G7 me një popullsi 772 milionë kanë marrë nga FMN-ja 280 miliardë dollarë ndërsa për vendet pak të zhvilluara me popullsi 1.1 miliard banorë janë ndarë 8 miliardë dollarë. Drejtori i OKB-së për Grupin e Krizave, Richard Gowan i cili ka njoftuar pikëpamjen e tij lidhur me çështjen, tha se “Qeveritë perëndimore, janë të vetëdijshme se Kina është gjithnjë e më efektive në çështjen e dhënies së borxheve për vendet që janë në zhvillim. Për këtë arsye duke bërë reformë në FMN dhe BB, ata duan të parandalojnë që vendet e varfra të mbështeten për borxh te Pekini”. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ