Wednesday, March 12, 2025
HomeSOCIALEGuterres bën thirrje për ndalimin e sulmeve në centralin bërthamor të Ukrainës

Guterres bën thirrje për ndalimin e sulmeve në centralin bërthamor të Ukrainës

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres paralajmëroi sot lidhur me një katastrofë të mundshme bërthamore, si pasojë e luftimeve që vazhdojnë në centralin bërthamor të Zaporizhzhyas në Ukrainë. “Jam thellësisht i shqetësuar lidhur me situatën shpërthyese, në dhe përreth centralit bërthamor të Zaporizhzhyas në Ukrainën jugore”, theksoi kreu i OKB-së përmes një deklarate. “U kam bërë thirrje të gjitha palëve të përfshira të tregohen të arsyeshme dhe të mos ndërmarrin asnjë veprim që mund të rrezikojë integritetin fizik ose sigurinë e centralit bërthamor, më i madhi i llojit të tij në Europë,” thuhej në deklaratë. “Fatkeqësisht, në vend të qetësimit të situatës, gjatë ditëve të fundit ka patur raportime për incidente të tjera thellësisht shqetësuese, që, nëse vazhdojnë, mund të çojnë drejt një katastrofe”, shtoi Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së në deklaratën e tij. Centrali bërthamor i Zaporizhzhyas, i ndërtuar në qytetin ukrainas të Enerhodarit, u bombardua disa herë dhe pësoi dëme të pjesshme fundjavën e kaluar. Megjithatë, infrastruktura kryesore e centralit mbetet e paprekur. Rusia dhe Ukraina akuzojnë njëra-tjetrën lidhur me sulmin kundër centralit më të madh bërthamor të Europës.http://ata.gov.al/2022/08/11/okb-guterres-ben-thirrje-per-ndalimin-e-sulmeve-ne-centralin-berthamor-te-ukraines/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ