Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi se në 24 orët e fundit janë kryer 1708 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 642 qytetarë. Sipas njoftimit të MSHMS rastet e reja janë në këto bashki: 197 në Tiranë, 56 në Fier, 45 në Durrës, 28 në Vlorë, 25 në Lushnjë, 21 në Elbasan, 18 në Sarandë, 17 në Lezhë, nga 16 qytetarë në Kamzë, Gjirokastër, Pogradec, 14 në Devoll, nga 13 qytetarë në Kurbin, Divjakë, 11 në Korçë, 10 në Himarë, nga 9 qytetarë në Shkodër, Krujë, Kavajë, 8 në Peqin, 7 në Gramsh, nga 6 qytetarë në Vorë, Dibër, Berat, Himarë, Skrapar, nga 5 qytetarë në Mirditë, Përmet, nga 4 qytetarë në Tepelenë, Maliq, nga 3 qytetarë në Malësi e Madhe, Bulqizë, Mat, Roskovec, Mallakastër, nga 2 qytetarë në Pukë, Patos, Selenicë, Pustec, Kuçovë, Poliçan, nga 1 qytetar në Fushë-Arrëz, Kukës, Has, Tropojë, Shijak, Rrogozhinë, Klos, Delvinë, Kolonjë. “Në gjithë vendin janë 2498 qytetarë aktivë me COVID-19. Aktualisht në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 28 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov-2: një qytetare nga Korça 67 vjeçe”, informon Ministria. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën të ditur se janë shëruar 5172 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 314,020 që nga fillimi i epidemisë.
