Wednesday, April 23, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURE‘Guri i Kamjes’, destinacion në çdo stinë

‘Guri i Kamjes’, destinacion në çdo stinë

Guri i Kamjes, një monument i natyrës pranë fshatit Dardhë të Pogradecit, është kthyer në destinacion turistik në të gjitha stinët. Kryeministri Edi rama ndau sot pamje nga ‘Guri i Kamjes, të cilin e cilësoi një mrekulli e natyrës, shumë pranë Pogradecit. Rama u shpreh se, ‘Guri i Kamjes’ është një destinacion i përkryer për t’u vizituar në çdo stinë. ‘Guri i Kamjes’ ngrihet madhështor si një “kështjellë” në lartësinë 1461m mbi nivelin e detit, dhe e mbart vlera të rralla gjeologjike, kulturore, historike e turistike. Guri i Kamjes është 1461 m mbi nivelin e detit. Ai përfaqëson një formë interesante relievi në trajtën e “një anije që lundron në një det të hapur”. Është i gjatë rreth 100 m, i gjerë rreth 80 m dhe i lartë rreth 70 m. Forma e tij lidhet me rezistencën më të madhe të konglomerateve që e përbëjnë, në krahasim me argjilat që ndërtojnë territorin përreth tij. Mbi këtë formë relievi veprojnë proceset e erozionit dhe era, që kanë gdhendur në mikroforma të çuditshme. Ka vlera shkencore gjeomorfologjike e gjeologjike, por edhe kulturore, turistike dhe didaktike me rëndësi lokale. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

JamesBok on Bashkia CERRIK
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
JamesBok on Bashkia CERRIK
JamesBok on Qarku DIBER
JamesBok on Bashkia DELVINE
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ