Wednesday, April 2, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORTGrupi i plotë i Kombëtares, stërvitje me trajnerin Silvinjo

Grupi i plotë i Kombëtares, stërvitje me trajnerin Silvinjo

Kombëtarja shqiptare zhvilloi seancën e dytë stërvitore këtë të martë në“Shtëpinë e Futbollit”, në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet miqësore ndaj Kilit (22 mars, stadiumi “Ennio Tardini”, ora 20:45) dhe Suedisë (25 mars, stadiumi “Friends Arena”, ora 19:00). Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se në stërvitjen e sotme ishin të pranishëm të gjithë lojtarët. Gjatë mbrëmjes së djeshme u bashkua me ekipin edhe Qazim Laçi, ndërsa ditën e sotme ka mbërritur në grumbullim dhe Naser Aliji, i cili është bashkuar menjëherë me skuadrën në stërvitje.

Ngarkesën e seancës stërvitore e kanë marrë të plotë të gjithë lojtarët, përveç Myrto Uzunit i cili ka kryer stërvitje të diferencuar në palestër për shkak të lodhjes muskulare. Stërvitja e sotme nisi me punën në palestër e më pas trajneri Sylvinho së bashku me ekipin provuan disa situata të ndryshme loje dhe ana taktike. Seanca e radhës stërvitore e kuqezinjve do të zhvillohet ditën e nesërme, ndërsa të enjten në mëngjes Kombëtarja do të niset drejt Italisë, ku pasdite do të zhvillojë edhe seancën e fundit stërvitore në kuadër të ndeshjes me Kilin, që do të luhet në stadiumin “Ennio Tardini”, Parma më 22 mars, duke nisur nga ora 20:45.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ