Kryetari i Sindikatës së Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj në një konferencë të jashtëzakonshme për media, ka kritikuar qeverinë e Kosovës për mos gatishmërinë për të dialoguar. Jasharaj deklaroi se greva do të zgjasë dhe ajo do të jetë edhe më e fuqishme më 1 shtator pasi nuk ka reflektim nga Qeveria. Ai ka kritikuar edhe ministrin Murati për deklarata që i ka dhënë ai dje në një konferencë për media, raporton RTK. Kryetari i Këshillit Grevist të BSPK-së, Rrahman Jasharaj ka deklaruar se arsye e reagimit të sotëm është deklarata e Ministrit Hekuran Muratit. Sipas tij grupi i ekspertëve është duke diskutuar që të përgatis hapat ligjor ndaj tij në kundërshtim që të ngufas të drejtën e grevës. “Hekuran Murati paska guxim të ngulfat zërin sindikal dhe me gjasë nuk i ka lexuar mirë ligjet. Unë po e them se jemi duke i shikuar të gjitha mundësitë ligjore me adresë të vetme Hekuran Muratin”, tha ai. SBASHK-u ka paralajmëruarn padi ndaj ministrit Hekuran Murati. Edhe Ali Gashi nga BSPK, ka ftuar të gjithë punëtorët të mos nënshkruhet asnjë listë që vije nga institucionet e Kosovës. “Greva është legjitime, sindikatat në Kosovë kanë historinë e lavdishme”, tha ai. Sipas tij do të ishte rrezik për demokracionë nëse qeveria përzihet në sindikata. Gashi ka ftuar qeverinë për reflektim dhe dialogim me sindikatat. “Qeveria duhet të kontribuojë në avancim të sindikatave”, tha ai.https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=615492
Greva vazhdon derisa qeveria reflekton karshi kërkesave sindikale
RELATED ARTICLES