Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu zhvilloi sot një takim me kryetarin e Bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Michael Granoff.
Gjatë takimit Manastirliu dhe Granoff si dhe anëtarët e bordit të AADF diskutuan për zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit.
Konkretisht ata biseduan për projektet e nisura për transformimin dhe modernizimin e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, programin e përbashkët për nxitjen e kërkimit shkencor në bashkëpunim me diasporën akademike, fuqizimin dhe profilizimin e universiteteve rajonale.
Manastirliu tha se “në takim diskutuam edhe për programet novatore, që po financojmë për aftësitë digjitale dhe kodimit të fëmijëve në sistemin arsimor”.
AADF është partner i MSHMS për projektet në fushën e teknologjisë dhe kërkimit shkencor, për të forcuar më tej bashkëpunimin në fushën e arsimit.