Google nuk do t’u përgjigjet më pyetjeve të “pakuptimta”

0
10

Google do të ndalojë shfaqjen e përgjigjeve ndaj disa pyetjeve të konsideruara të pakuptimta ndërkohë që po përmirëson dhe shërbimin e quajtur “featured snippets” të motorit të saj të kërkimit. Kjo do të thotë që përdoruesit do të shohin më pak përgjigje për pyetjet si, “Kur e vrau Snoopy Abraham Lincoln?” të cilit agjencia dikur do t’i përgjigjej vetëm me vitin kur ndodhi “1865”, por jo me emrin e vrasësit. Snippet, të cilat ndonjëherë shfaqen si një përgjigje e kuruar ndaj pyetjeve të drejtpërdrejta të bëra nga kërkimi i Google, kanë qenë prej kohësh një gur themeli i strategjisë së kompanisë. E njëjta teknologji fuqizon mikrofonat e saj inteligjentë dhe asistentët zanorë dhe lejon motorin e kërkimit të japë përgjigje për pyetjet pa qenë nevoja që vizitorët që të klikojnë në faqet e tjera të internetit. Por citimet, të cilat gjenerohen automatikisht nga përmbajtja e faqeve të internetit, kanë qenë gjithashtu një “gjemb” në këmbë për Google për disa kohë. Në vitin 2017, kompania u akuzua për përhapjen e “lajmeve të rreme. Në një përpjekje për të adresuar shkakun rrënjësor të gabimeve të tilla, Google po publikon gjithashtu paralajmërime të reja për rastet kur një kërkim gjen një “boshllëk të dhënash”, domethënë një pyetje ku një përgjigje e mirë thjesht mund të mos ekzistojë. “Nuk duket se ka shumë rezultate të mira për këtë kërkim” është përgjigja që do marrin përdoruesit për këto raste.