Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, e cilësoi, “Shtëpinë e Europës në Tiranë, dritare të BE-së në Shqipëri”.

Gonzato përshëndeti zëvendëspresidenten e Komisionit Evropian dhe përfaqësuesen e Lartë, Kaja Kallas, për vizitën e saj në Europe House Tirana, teksa e cilësoi me rëndësi bisedën që Kallas zhvilloi me studentë dhe grupin e të rinjve, në ambientet e Europe House Tirana.

“Dua të falënderoj Përfaqësuesen e Lartë, Kallas, që në agjendën e saj të ngjeshur ka kohë edhe për këtë, bisedon me të rinj, mbi “Të ardhmen e Sigurisë Evropiane: Roli i Ballkanit Perëndimor dhe Fuqia e Zërave të Rinj”, u shpreh Gonzato.

“Në këtë takim kemi të rinj, studentë, përfaqësues të think-tank-eve nga vendet e rajonit dhe nga 17 vende të BE-së. Kemi edhe Ambasadorët e Rinj Evropianë që janë një vlerë e shtuar e jona dhe ne punojmë ngushtësisht me ta për të promovuar vlerat e BE-së në Tiranë”, deklaroi Gonzato.