Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme organizoi sot takimin përmbyllës “Shqipëria në Këshillin e Sigurimit, kontribut për paqen dhe sigurinë globale gjatë kohërave më sfiduese”. Ky takim u zhvillua me rastin e mbarimit të mandatit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Në fjalën e tij ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, u shpreh se Shqipëria ka qenë një urë lidhëse e BE-së në Këshillin e Sigurimit. Gonzato gjithashtu vlerësoi ndihmën e Shqipërisë në arritjen e objektivave.
“Arritja e Shqipërisë ishte një mundësi shumë e mirë për të zgjeruar faktorin tonë. Nuk mund të integrohej plotësisht Shqipëria në mekanizmat tona, por u siguruam që të kishin akses në rrjetin tonë shumë të rëndësishëm diplomatik”, nënvizoi ai. “Kur Afrika ishte në axhendë mendojmë se ne ishim shumë të dobishëm duke iu ofruar ju shumë informacione të dobishme. Ishte e admirueshme sesi Shqipëria na ndihmoi në arritjen e objektivave”, theksoi ai. Gonzato theksoi se, Shqipëria luajti rolin e një ure lidhëse. “Në takimin mujor që ne kishim, kishte një vend ku Shqipëria luante një rol pozitiv. Shqipëria ka arritur të sigurojë që disa çështje të rëndësishme të diskutohen në Këshillin e Sigurisë”, tha Gonzato ndër të tjera.