Thursday, March 27, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREGonzato: Administrata, rol kyç për integrimin e Shqipërisë së BE

Gonzato: Administrata, rol kyç për integrimin e Shqipërisë së BE

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, tha sot se roli i administratës publike është kyç për suksesin e negociatave për integrimin në BE.

Gonzato ishte këtë të hënë i pranishëm në aktivitetin e zhvilluar në përmbyllje të projektit  “Young Cells Albania”, i financuar nga BE. Projekti kishte si qëllim rritjen e kapaciteteve të nëpunësve civilë të administratës publike. BE i dha mundësi nëpunësve të rrisin aftësitë e tyre përmes trajnimeve, praktikave dhe vizitave studimore në administratat e vendeve anëtare të BE-së.

“Kjo fazë u ka dhënë 23 nëpunësve të rinj të administratës publike mundësinë për t’u formalizuar me legjislacionin e BE-së, por edhe me mënyrën si zyrtarë të administratës publike të BE-së punojnë. Siç u tha, vjen në një kohë mjaft të mirë, në kohën kur Shqipëria ka mbërritur në një fazë kritike në bisedimet për anëtarësim. Një fazë ku rëndësia e administratës publike, një administratë publike e cila është kompetente, që është e pavarur, që është transparente është kyç për suksesin e Shqipërisë në negociatat e anëtarësimit”, u shpreh ai.

Gonzato e cilësoi administratën si “makineria përmes së cilës përparësitë politike të një vendi zbatohen”.

Sipas diplomatit të BE, administrata publike është pjesë e grupkapitujve në fushën e integrimit. “Është kapitulli që do të çelë negociatat e do t’i mbyllë ato. Kapaciteti i administratës do të jetë edhe më i rëndësishëm kur Shqipëria të bëhet anëtare e BE, sepse duhet të përshtateni me kushtet e tregut të përbashkët dhe që të jeni në gjendje të përdoren efektivisht instrumentet që BE vendos në dispozicion të shteteve anëtare”, tha ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ