Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREGonxhja : Qendra e Vizitorëve e Parkut të Butrintit, portë hyrëse dinjitoze

Gonxhja : Qendra e Vizitorëve e Parkut të Butrintit, portë hyrëse dinjitoze

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja zhvilloi sot një takim me arkitektin Kengo Kuma dhe ekipin e tij. Në takim ishin të pranishëm dhe përfaqësues të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF). Ministri Gonxhja bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua për projektidenë e Qendrës së Vizitorëve të Parkut të Butrintit, e cila do të shërbejë si një portë hyrëse dinjitoze në këtë pasuri kombëtare dhe të UNESCO, ecurinë, zgjidhjet mbi lëvizshmërinë, aksesin rrugor, përmirësimet pas sugjerimeve dhe statusin e praktikave me entet dhe institucionet ndërkombëtare. “Ky projekt që do të respektojë dhe ruajë veçoritë e parkut, ambientin, peizazhin natyror dhe do të ofrojë shërbimet e munguara deri më sot për vizitorët, u shpall fitues mes 4 propozimeve finaliste të ardhura nga studio prestigjioze ndërkombëtare”, tha ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments