Gjykimi ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pritet të fillojë më 1 mars të këtij viti. Në konferencën përgatitore të mbajtur në Dhomat e specializuara të Kosovës në Hagë, trupi gjykues përmes një urdhri gojor ka bërë të ditur këtë datë për fillimin e gjyqit nëse nuk ka rrethana përjashtimore. Kryetari i trupit gjykues Charles L Smith II ka thënë se kësaj i paraprin konferenca përgatitore e prokurorisë së specializuar e cila do të mbahet më 17 shkurt. “Urdhri gojor i shtatë ka të bëjë me datën për konferencën përgatitore për prokurorinë e specializuar dhe fillimin e gjykimit. Trupi gjykues e cakton datën 1 mars për fillimi ne gjyqit nëse nuk ka rrethana përjashtimore. Konferenca përgatitore e prokurorisë së specializuar do të mbahet më 17 shkurtit 2023. Urdhri i tetë urdhëron ZPS-në të tregojë një vlerësim të gjatësisë së çështjes së saj apo argumenteve të saj, ZPS-ja kërkohet që të paraqesë në konferencën përgatitore një vlerësim të kohëzgjatjes së argumenteve të saj”, ka thënë Smith. Një urdhër tjetër turpi gjykues e ka lëshuar për shtyrjen e afatit për mocionet e mbrojtjes ndaj parashtrimeve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar për 12 dëshmitarët e saj. “Pasi ka dëgjuar që janë paraqitur arsye bindëse trupi gjykues miraton mocionin e mbrojtjes për dosjen F1204. Pala mbrojtëse urdhërohet t’i dorëzojë mocionet e saj ndaj 12 dëshmitarëve të parë të ZPS-së jo më vonë 13 shkurti 2023 ora 16:00”, ka thënë gjykatësi Smtih. Trupi gjykues i ka kërkuar ZPS-së të dorëzojë listën e ndryshuar të provave materiale brenda 30 janarit 2023. Gjithashtu ka urdhëruar prokurorinë të dorëzojë mocionin e rregullës 154 për 12 dëshmitarët e parë brenda 7 shkurtit 2023. Ndërsa pala mbrojtëse, ka bërë të ditur ai, duhet të dorëzojë përgjigjen ndaj këtyre mocioneve nëse dëshirojnë, jo më vonë se data 20 shkurt. Ndërsa lidhur me grupin e dytë të 12 dëshmitarëve, ZPS-së i është kërkuar t’i dorëzojnë mocionet e rregullës 153 dhe 154 brenda datës 15 mars 2023. Përgjigjet ndaj këtyre mocioneve, pala mbrojtëse duhet t’i dorëzojë jo më vonë se 27 marsi. Gjithashtu trupi gjykues ka urdhëruar ZPS-në dhe palën mbrojtëse që të dorëzojnë mocionet e tyre për faktet e gjykata në bazë të rregullës 157 (2) para datës 1 mars. Në këtë konferencë turpi gjykues ka kërkuar nga Zyrën Administrativë të dorëzojë aplikimet për pjesëmarrjen e viktimave brenda datës 15 shkurt. “Palët kërkohet që të paraqesin mocionet lidhur mbi bazën ligjore për pjesëmarrjen dhe përfaqësimin e përbashkët, nëse dëshirojnë ta bëjnë një gjë të tillë, jo më vonë se 20 shkurti 2023 ora 16:00”, ka thënë kryetari turpit gjykues. Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit lidhur me pretendimin për krime lufte, është konfirmuar më 26 tetor 2020 ndërsa në paraqitjet e tyre të para në Dhomat e Specializuara në Hagë ata janë deklaruar të pafajshëm. Ata po qëndrojnë në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020. Më 29 prill, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit ku pretendon se të akuzuarit kanë kryer krime lufte në Gjilan, Budakovë e Semetishtë. ATSH
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on