Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAGjykimi kundër Pjetër Shalës fillon më 21 shkurt

Gjykimi kundër Pjetër Shalës fillon më 21 shkurt

Më 21 shkurt 2023, nis gjykimi kundër Pjetër Shalës para Dhomave të Specializuara (DHSK). Deklaratat hyrëse janë planifikuar të vijojnë edhe më 22 shkurt. Më 21 shkurt, Kryegjykatësja do të hapë gjykimin, do të kërkojë leximin e akuzave për të akuzuarin, do ta informojë mbi të drejtat dhe detyrimet dhe do ta pyesë të akuzuarin nëse e ka kuptuar Aktakuzën dhe nëse dëshiron të konfirmojë vetëdeklarimin e tij të mëhershëm si i pafajshëm. Më pas, Prokurori i Specializuar, mbrojtësi i viktimave dhe Mbrojtja do të kenë përkatësisht nga dy orë për të dhënë deklaratat e tyre hyrëse. Në fillim të gjykimit, i cili nis në orën 09:30, Kryegjykatësja do të kërkojë leximin e akuzave për të akuzuarin, do ta informojë mbi të drejtat dhe detyrimet dhe do ta pyesë të akuzuarin nëse e ka kuptuar Aktakuzën dhe nëse dëshiron të konfirmojë vetëdeklarimin e tij të mëhershëm si i pafajshëm. Më pas, Prokurori i Specializuar, mbrojtësi i viktimave dhe Mbrojtja do të kenë përkatësisht nga dy orë për të dhënë deklaratat e tyre hyrëse, thuhet në komunikatën e DHSK-së. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments