Gjirokastra, program studimi për turizmin e qëndrueshëm

0
2

Turizmi i Qëndrueshëm nuk është një formë e re e turizmit, por është e ardhmja.Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro në një postim në rrjetet sociale thekson se është krenare që Gjirokastra po krijon një model suksesi përmes programit të studimit “Menaxhim i turizmit të qëndrueshëm”.

“Të investosh në turizmin e qëndrueshëm nis nga edukimi dhe jam shumë krenare që edhe në këtë drejtim, Gjirokastra po krijon një model suksesi përmes programit të studimit “Menaxhim i turizmit të qëndrueshëm” në Universitetin “Eqrem Çabej””, shkruan Kumbaro.

Kumbaro shton se “si cikël 3-vjeçar studimi në bashkëpunim me Universitetin e Molises në Ital, ky program i sjell tregut të turizmit në Gjirokastër dhe gjithë Shqipërinë profesionistë të kualifikuar dhe me përgjegjësi sociale të turizmit që mbrojnë natyrën, trashëgiminë dhe vlerat e komuniteteve”.