Monday, February 17, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREGJERMANI,Mjekët grevë në gjashtë lande

GJERMANI,Mjekët grevë në gjashtë lande

Mjekët e spitaleve në gjashtë nga 16 landet e Gjermanisë filluan sot një grevë njëditore, mes një vale mosmarrëveshjesh për pagesat e personelit shëndetësor. Disa mijëra pjesëmarrës priten të marrin pjesë në protestë, në kryeqytetin bavarez Mynih, sipas shoqatës së mjekëve gjermanë “Marburger Bund”, e cila kërkon një rritje të pagave prej 2,5% për 55 000 mjekë që punojnë në spitalet komunale. “Anëtarët tanë nuk ndihen të vlerësuar nga punëdhënësit deri më tani. Kemi përshtypjen se punëdhënësit duan të vonojnë negociatat kolektive”, tha presidenti i “Marburger Bund”, Andreas Botzlar. Mjekët gjithashtu planifikuan një protestë në shtetet e Baden-Württemberg, Hesse, North Rhine Westphalia, Rhineland-Pfalz dhe Saarland. Sipas sindikatës, trajtimi urgjent i pacientëve është i garantuar në klinikat e prekura. Greva, këtë vit preku një sërë sektorësh në Gjermani, por shkaktoi kaosin më të madh në transport, duke paralizuar lidhjet ajrore dhe hekurudhore, si dhe shërbimet komunale të autobusëve. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ