Kancelari Olaf Scholz deklaroi se Gjermania e ka nën kontroll krizën energjetike për muajt e ardhshëm të dimrit. Scholz shtoi se ka rezerva gazi, terminale të gazit natyror të lëngshëm, kontrata të reja furnizimi, furnizim të termocentraleve me qymyr dhe funksionim të centraleve bërthamore. Lufta e Rusisë ndaj Ukrainës ka bërë që çmimet e energjisë të rriten në të gjithë Evropën, ndërsa qeveritë përpiqen për alternativa ndaj gazit rus, Moska ka frenuar furnizimet. Gjermania është veçanërisht e goditur nga kriza energjetike për shkak se furnizohej nga Rusia. Kancelari shtoi se qeveria nuk mund të subvencionojë plotësisht rritjen e çmimit të energjisë. “Por ne po e reduktojmë atë në një nivel të tolerueshëm. TVSH-ja për gazin dhe ngrohjen qendrore do të ulet”, theksoi ai. Scholz bëri të ditur se ”kushtet për uljen e çmimit të gazit, ngrohjes dhe energjisë elektrike për familjet dhe bizneset private janë vendosur tashmë. Ato do të hyjnë në fuqi më 1 mars”.https://ata.gov.al/2022/11/23/berlin-scholz-gjermania-e-ka-nen-kontroll-krizen-energjetike/
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on