Monday, March 24, 2025
HomeSOCIALEKOSOVAGjermania do të dërgojë 150 ushtarë në Kosovë

Gjermania do të dërgojë 150 ushtarë në Kosovë

Gjermania do t’i dërgojë rreth 150 ushtarë në Kosovë, në prill të vitit të ardhshëm, ka thënë një zëdhënës i Ministrisë gjermane të Mbrojtjes, të premten. KFOR-i ka aktualisht rreth 4.500 trupa në Kosovë nga 27 shtete të NATO-s dhe shtetet partnere. Zëdhënësi gjerman ka thënë se vendimi nuk ka të bëjë asgjë me tensionet aktuale në veri të Kosovës dhe se trupat do të shërbejnë si kompensim për tërheqjen e trupave austriake në kuadër të KFOR-it. Ai ka thënë se trupat shtesë nuk do ta rrisin numrin total të trupave të KFOR-it në Kosovë. Gjermania i ka aktualisht 71 ushtarë në Kosovë. “Vendimi për ndryshim të balancit të forcave në KFOR merret gjithmonë përmes një procesi shumëkombësh të vendimmarrjes”, ka thënë ky zyrtar gjerman, kur është pyetur se si të veprojë Gjermania nëse situata përshkallëzohet para prillit. Të premten, komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, ka paralajmëruar përforcime shtesë të trupave të KFOR-it. Më 1 tetor, Britania e Madhe ka konfirmuar se do t’i dërgojë 400 ushtarë shtesë në Kosovë. Ristuccia e ka përmendur se përforcime do të ketë edhe nga Rumania dhe “vende tjera aleate”. Ai ka thënë se incidentet e muajve të fundit, kryesisht në veri të Kosovës, tregojnë që situata mbetet e paqëndrueshme dhe mund të tensionohet shpejt. Komandanti i KFOR-it e ka përmendur që vetëm një zgjidhje politike do të mund të garantojë paqe të qëndrueshme në rajonin e Ballkanit, dhe e ka përsëritur mbështetjen e KFOR-it për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve. Situata është përshkallëzuar pas sulmeve ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator. Si pasojë e sulmeve është vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku. Në shkëmbim e sipër të zjarrit janë vrarë edhe tre sulmues serbë. Kosova e ka fajësuar Serbinë për sulmin, mirëpo kjo e fundit e ka hedhur poshtë këtë pretendim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ