Thursday, October 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREGJERMANI – Qeveria i hap rrugën legalizimit të kanabisit

GJERMANI – Qeveria i hap rrugën legalizimit të kanabisit

Qeveria gjermane ka mbështetur sot legalizimin e kanabisit, megjithëse mbetet e paqartë nëse plani do të kalojë në nivel evropian. Sipas planit të miratuar nga kabineti i kancelarit Olaf Scholz, kanabisi dhe substanca aktive tetrahidrokanabinol (THC) nuk do të klasifikohen më ligjërisht si lëndë narkotike. Blerja dhe mbajtja e deri në 30 gramë kanabis do të përjashtohet nga ndëshkimi. Kultivimi privat do të lejohet në një masë të kufizuar dhe shitja për të rriturit do të autorizohet në dyqanet e specializuara të licensuara dhe ndoshta edhe farmacitë. Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse kjo do të ndodhë realisht. Rregullat evropiane për trajtimin e kanabisit mund të pengojnë legalizimin e kësaj bime në Gjermani. “Kuadri ligjor ndërkombëtar ofron opsione të kufizuara për zbatimin e projektit të koalicionit”, sipas planit të miratuar nga kabineti. Në marrëveshjen e tyre të koalicionit, SPD-ja e qendrës së majtë të Scholz, të Gjelbrit dhe FDP-ja pro biznesit kishin rënë dakord të paraqisnin planin për shpërndarjen e kontrolluar të kanabisit tek të rriturit për qëllime konsumi, në dyqanet e licensuara.http://ata.gov.al/2022/10/26/gjermani-qeveria-mbeshtet-legalizimin-e-kanabisit/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments