Kombëtarja shqiptare nis nga e hëna e 13 nëntorit përgatitjet për dy ndeshjet e fundit të kualifikueseve të Kampionatit Europian ‘Gjermani 2024’, ndaj Moldavisë më 17 nëntor në transfertë e më pas ndaj Ishujve Faroe më 20 nëntor në stadiumin “Air Albania”. Kuqezinjtë do të grumbullohen në Tiranë dhe nga e hëna do të nisin stërvitjet në ambientet e ‘Shtëpisë e Futbollit’. Grupi pritet të kompletohet ditën e hënë, pasi të gjithë futbollistët e thirrur të kenë përfunduar impenjimet me ekipet respektive. Më poshtë, po ju njohim me programin paraprak mediatik dhe stërvitor të kombëtares kuqezi për këto dy ndeshje të rëndësishme e vendimtare për Shqipërinë, për një vend në finalet e Kampionatit Europian ‘Gjermani 2024’. Të gjitha oraret dhe aktivitetet janë të përcaktuara sipas axhendës paraprake, ndërkohë që si zakonisht ky program mund të jetë subjekt i ndryshimeve.
E hënë, 13 nëntor 2023
- Konferencë për median e dy lojtarëve të Kombëtares në Shtëpinë e Futbollit, ORA 13:00
- Seanca stërvitore e Kombëtares, ORA 15:00
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)
E martë, 14 nëntor 2023
- Seanca stërvitore e Kombëtares, ORA 11:00
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)
E mërkurë, 15 nëntor 2023
- Seanca stërvitore e Kombëtares, ORA 11:00
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)
E enjte, 16 nëntor 2023
- Konferenca zyrtare e trajnerit Silvinjo në stadiumin ‘Zimbru’ ,ora 17:15.
- Stërvitja zyrtare në stadiumin ‘Zimbru’, ora 18:00.
E premte, 17 nëntor 2023
- MOLDAVI – SHQIPËRI, ORA 18:00, në stadiumin ‘Zimbru’, Chisinau, Moldavi
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)
E shtunë, 18 nëntor 2023
- Seanca stërvitore e Kombëtares, ORA 12:00.
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)
E diel, 19 nëntor 2023
- Konferenca zyrtare e trajnerit Silvinjo stadiumin ‘Air Albania’, në ora 17:15
- Stërvitja zyrtare në stadiumin ‘Air Albania’, ora 18:00
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)
E hënë, 20 nëntor
- SHQIPËRI – ISHUJT FAROE, ORA 20:45, në stadiumin ‘Air Albania’, Tiranë.