Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREGjermanët kundërshtojnë votimin në moshën 16 vjeç

Gjermanët kundërshtojnë votimin në moshën 16 vjeç

Shumica e gjermanëve vazhdojnë të jenë kundër uljes së moshës së votimit në 16 vjeç, sipas një sondazhi. Sipas sondazhit të Insa te publikuar në gazetën “Bild”, 62% e të anketuarve janë aktualisht kundër idesë që në të ardhmen, shtetasit gjermanë të moshës 16 vjeç e lart të lejohen të votojnë në zgjedhjet parlamentare. Shtatë vjet më parë një sondazh i kryer nga Instituti Allenbach për Fondacionin Bertelsmann tregoi se 80% e shtetasve gjermane ishin kundër. Tani 27% janë pro uljes së moshës së votimit, krahasuar me 13% në atë kohë. Rreth 7% thanë se nuk u intereson, ndërsa 4% nuk dhanë një opinion. Zgjatja e periudhës legjislative nga katër në pesë vjet u refuzua nga shumica e gjermanëve, megjithëse ligjvënësit janë në favor të këtij propozimi. Nga 1 001 personat e anketuar nga Insa, 45% janë kundër një afati më të gjatë legjislativ, 17% thanë se nuk u intereson dhe 5% nuk mund ose nuk duan të japin një mendim. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments