Forcat greke garantuan se në rast të dorëzimit të armëve asgjë e keqe nuk do t’u ndodhte shqiptarëve të Çamërisë, gjatë takimit që patën me myftiun, kryetarin e këshillit të bashkisë dhe drejtorin e arsimit të Paramithisë. Me arritjen e këtij pakti verbal, premtimi jo vetëm që nuk u mbajt nga forcat zerviste, por menjëherë pas mbërritjes në qytet, ata masakruan me qindra shqiptarë të Çamërisë. Kështu, masakra mbi popullsinë e pambrojtur vazhdoi për ditë me radhë. Gjatë sulmit mbi popullsinë civile, u dëbuan mbi 30 mijë shqiptarë myslimanë dhe u vranë mbi 3 mijë të tjerë. Ndërkaq, popullsia shqiptare ortodokse e Çamërisë u vendos nën terror për të mohuar identitetin duke vrarë parinë e saj e duke i lënë të varur në mes të qytetit për më shumë se tri ditë. Gjatë shpënguljes e ikjes së tyre drejt Shqipërisë, rreth 2400 njerëz kanë humbur jetën gjatë rrugës, për shkak të mungesës së ushqimit dhe vuajtjeve. Prej vitit 1994, shteti shqiptar e njeh këtë datë si “dita e gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë nga forcat shoviniste greke”. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave sjell një imazh nga eksodi i popullsisë çame pas vitit 1944, si edhe dokumentin e memorandumit të Komitetit Antifashist të Emigrantëve Çamë drejtuar Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, më 25 shtator 1946. Çamëria përbën grupin e katërt të krahinave etnografike, që formojnë Toskërinë, e cila sot në territorin grek korrespondon me prefekturën e Thesprotisë. Në kohërat antike thesprotët, së bashku me fiset Molose e Kaone përbënin fiset kryesore të Epirit. Çamëria shtrihet në pjesën jugperëndimore të Shqipërisë, nga lumi i Pavllës e deri në gjirin e Prevezës, ku bëjnë pjesë rrethet e Filatit, të Gumenicës, të Margëlliçit, të Paramithisë, të Pargës e të Prevezës. Çamëria zë një sipërfaqe prej 4 000 km katrorë, me një vijë bregdetare prej 107-108 km. Ajo ka një popullsi prej më shumë se 75 000 banorësh, e cila është tërësisht shqiptare. atsh
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on