Friday, November 22, 2024
HomeMJEDIS“Gjenerata e Gjelbër”: Konkursi për mbrojtjen e mjedisit

“Gjenerata e Gjelbër”: Konkursi për mbrojtjen e mjedisit

“Në konkurs lejohen të marrin pjesë të rinjtë nën moshën 18 vjeç, të apasionuar pas editimit të videove dhe mbrojtjes së natyrës. Nga iniciativa do të shpallen fitues i njërit prej 3 çmimeve.Çmimet: Vendi i parë – Kamera GoPro; Vendi i dytë – Aparat profesional fotografik Canon; Vendi i tretë – Kompjuter laptop Lenovo”, thuhet në sqarim.

“Në faqe jepen dhe udhëzimet për sfidën: Krijo një video tërheqëse që t’i tregosh kështu bashkëmoshatarëve se si mund të kujdesen për detet, lumenjtë, liqenet ose pyjet duke i mbrojtur nga plastika njëpërdorimshe si: qese, gota plastike, pipa, pjata, pirunj, lugë etj. Ndaj këshilla, projekte të bëra vetë, ose alternativa kreative që mund të frymëzojnë të tjerët që të sillen në mënyrë miqësore ndaj mjedisit. Kohëzgjatja e videos deri në 45 sekonda. Formati horizontal (landscape). Video cilësore (minimalisht 720p). Kopjimi të skualifikon!”, vijon sqarimi.

“Përfshi hashtagun #GjenerataEGjelber. Sigurohu që videoja të komunikojë ndikimin e plastikës njëpërdorimshe në mjedis dhe të theksojë rëndësinë e reduktimit të përdorimit të saj për një të ardhme të qëndrueshme. Origjinaliteti dhe Kreativiteti: Shpreh kreativitetin përmes animacioneve, rrëfimit të historive, ose shfaqjes së shembujve të vërtetë nga jeta e përditshme. Mund të përfshish të dhëna për plastikën në mjedis, duke u fokusuar te detet, lumenjtë, liqenet ose pyjet. Afati i Dorëzimit: Të gjitha videot duhet të dorëzohen deri më 14 prill 2024, përmes aplikimit në këtë formë”, bëhet me dije në sqarim.

“Videot që përmbushin kriteret dhe kualifikohen, do të shpërndahen në faqet zyrtare të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit në Facebook dhe Instagram dhe pas publikimit ju keni dy javë kohë për të mbledhur sa më shumë shpërndarje, pëlqime dhe komente. Çdo shpërndarje të shoqërohet me #GjenerataEGjelber.

Si shpallen videot fituese? Vlerësimi i videove më të mira që do të kalojnë në fazën finale do të kryhet: 50% e vlerësimit varet nga like, share dhe komente. 50% varet nga vlerësimi i jurisë profesioniste. Videot do të vlerësohen bazuar tek ideja, kreativiteti, të kuptuarit e tematikës dhe realizimi sipas kritereve, me synim ndërgjegjësimin dhe ndryshimin pozitiv të sjelljes.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments