Saturday, November 23, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREGjenden veprat grabitura të Pikasos dhe Shagallit

Gjenden veprat grabitura të Pikasos dhe Shagallit

Policia ka konfiskuar dy piktura të vjedhura të Pablo Pikasos dhe Mark Shagallit, në qytetin belg të Antwerpit. “Veprat e artit ‘Tete’ (‘Koka’) e piktorit spanjoll Pikaso dhe piktura ‘L’homme en priere’ (‘Njeriu duke u lutur’) e artistit franko-rus Shagall, i lindur në atë që sot është Bjellorusia, u gjetën të padëmtuara në një bodrum”, njoftoi agjencia e lajmeve Belga, që citon policinë. Dy veprat e artit ishin vjedhur nga një koleksionist arti në Tel Aviv në vitin 2010 së bashku me disa bizhuteri. Në fund të vitit 2022, autoritetet u njoftuan nga një banor belg në Namur, kryeqyteti i rajonit të Valonisë, se një person po ofronte veprat për shitje. Më pas policia nisi hetimet. Tashmë për të dyshuarin është lëshuar një urdhër arresti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments