Friday, March 28, 2025
HomeSHKENCA DHE JETAGjenden të murosura 44 monedha ari të periudhës bizantine në Izrael

Gjenden të murosura 44 monedha ari të periudhës bizantine në Izrael

Gërmuesit në Izrael kanë zbuluar 44 monedha ari të periudhës bizantine dhe sende të tjera me vlerë. Thesari i përket Perandorisë Bizantine gjatë mbretërimit të Perandorit Fokas (602-610 pas Krishtit) dhe Perandorit Heraklius (610-641 pas Krishtit). Monedhat janë prej ari solidus, që ishin monedhë e zakonshme gjatë epokës bizantine (rreth 330-1453 pas Krishtit). Ekspertët nga Autoriteti i Antikiteteve të Izraelit i datuan monedhat me kohën e pushtimit mysliman të Palestinës Bizantine, që ndodhi në vitin 635 pas Krishtit. “Shumica e monedhave janë të perandorit bizantin Heraklius. Dhe ajo që është veçanërisht interesante është se në vitet e tij të hershme si perandor, në monedhë përshkruhej vetëm portreti i tij, ndërsa pas një kohe të shkurtër shfaqen edhe imazhet e djemve të tij”, tha Autoriteti i Antikiteteve të Izraelit. Monedhat u gjetën të vendosur në bazën e një muri guri dhe ekspertët mendojnë se ajo ishte lënë nga dikush që po ikte gjatë pushtimit mysliman. Përveç monedhave, studiuesit gjetën rrënoja ndërtesash; kanale dhe tuba uji; një furrë për të bërë qeramikë; monedha bronzi; dhe fragmente objektesh qeramike, qelqi dhe metali.https://lajme.rtsh.al/artikull/gjenden-te-murosura-44-monedha-ari-te-periudhes-bizantine-ne-izrael

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ