Të ardhurat e mbledhura në buxhetin e shtetit nga dogana për muajin gusht, arritën 21.4 miliardë, ose 1.7 miliardë lekë më shumë se gushtin e vitit të kaluar.
Të dhënat zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave tregojnë se rritja e zhdoganimeve vjen si rezultat i mirëmenaxhimit dhe rritjes së konsumit, mbështetur nga rritja e industrisë së turizmit që shënoi shifra rekord gjatë kësaj periudhe.
Referuar statistikave, importi i mallrave të akcizës shënoi rritje në vlerë me 714 milionë lekë.
Të dhënat tregojnë se gjatë muajit gusht u zhdoganuan 76 mijë tonë karburante.
Krahasuar me muajin gusht të vitit 2023, janë konsumuar rreth 7 mijë tonë karburante, 20 tonë cigare, 1 mijë tonë birrë dhe 150 tonë cigare më shumë.
Efektin më të madh në të ardhurat doganore e kishte TVSH në import me rreth 1 miliard lekë më shumë.
Ndikim kishte edhe importi i cigareve me 138 milionë lekë më tepër, si dhe metalet bazë dhe konstruksionet metalike me efekt rreth 150 milionë lekë më shumë