Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka deklaruar së fundmi se Serbia duhet të jetë serioze për normalizimin e marrëdhënieve. Gërvalla ka theksuar për median portugeze “Diaro de Nolicias” se, normalizimi i raporteve do të thotë sjellje normale, respekt të fqinjësisë dhe moskërcënim ndaj fqinjit me luftë dhe pasoja të tjera. “Është kaq e vështirë me Serbinë, ata ulen në tryezën e bisedimeve dhe premtojnë dhe pastaj vjen një Serbi krejtësisht tjetër kur bëhet fjalë për zbatimin e premtimeve. Kësaj radhe Serbia as që nënshkroi, kështu që nuk jam optimist për të pritur ndryshime në javët apo muajt e ardhshëm”, ka thënë Gërvalla. Ajo është shprehur se, Serbia nuk ka qenë e gatshme për marrëveshje as më 27 shkurt në Bruksel, as më 18 prill në Ohër. “Serbia vazhdon lojën e vjetër të transmetimit të mesazheve dhe kur afrohet koha për nënshkrim, refuzon. Është për të ardhur keq që BE-ja po e mundëson këtë situatë dhe nuk po i zgjidh sfidat e dialogut që po ndërmjetëson.”, ka thënë ajo. Ndër të tjera, Gërvalla është shprehur se, Kushtetuta e Kosovës u garanton të drejta pakicave, duke cekur minoritetin serb. Ndërkaq, për javën e kulturës kosovare në Portugali, ministrja Gërvalla është shprehur se njerëzit duhet të dinë më shumë për kulturën, “artin tonë, sepse kultura dhe arti janë dritarja e shpirtit tonë”. atsh
Recent Comments
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on