Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAGërvalla: Përfaqësuesit e Kosovës flasin në një gjuhë

Gërvalla: Përfaqësuesit e Kosovës flasin në një gjuhë

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla u shpreh sot në Tiranë se të gjithë përfaqësuesit e Kosovës kanë një gjuhë që përdorin dhe ajo gjuhë jo vetëm që shpreh shqetësimin e Kosovës, por tregon edhe rrugëdaljen.

Në një prononcim për mediet pas përfundimit të takimit të ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit në Tiranë, Gërvalla u pyet se në çfarë niveli do të përfaqësohet Kosova në Samitin e Procesit të Berlinit në 16 tetor në Tiranë.

“Më datë 16 tetor se kush merr pjesë atë s’e vendos askush tjetër përveç institucioneve të Kosovës. Ne e mendojmë mirë kush merr pjesë për pjesëmarrje dhe mospjesëmarrje. S’ka vendosur kushte organizatori, as ne nuk kemi vendosur. Të gjithë përfaqësuesit tanë kanë një gjuhë që e përdorin dhe ajo gjuhë jo vetëm që shpreh shqetësimin e Kosovës, por tregon edhe rrugëdaljen”, tha ajo.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments