Monday, March 24, 2025
HomeSOCIALEEKONOMIBSH: Rreth 92% e familjeve zotërojnë 1 deri 2 prona të patundshme

BSH: Rreth 92% e familjeve zotërojnë 1 deri 2 prona të patundshme

Rreth 92% e familjeve (total i kampionit të intervistuar) zotërojnë 1-2 prona të patundshme, kryesisht shtëpi banimi. Është ky rezultati i vrojtimit që publikoi sot Banka e Shqipërisë, për një nga pikat e anketimit, mbi gjendjen financiare dhe huamarrjen e familjeve në 6-mujorin e parë të vitit 2023. Sipas këtij vrojtimi, rezultati 92 % ka mbetur i pandryshuar krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar dhe ka shënuar rënie me 1pp krahasuar me një vit më parë. Ndërkohë që 3 % deklarojnë se “zotërojnë më shumë se 2 prona të patundshme” (shtëpi dhe tokë/dyqan etj.) dhe 5 % kanë deklaruar se zotërojnë një pronë. Në grupin e familjeve që deklarojnë pasuri financiare, rezulton se depozitat dhe/ose llogaritë bankare vijojnë të mbeten lloji kryesor i investimit financiar, si në rastin e totalit të familjeve (51 % e rasteve të raportuara) dhe në rastin e familjeve huamarrëse (50 % e rasteve të raportuara). Të dyja këto pesha kanë shënuar rënie në terma gjashtëmujorë dhe vjetorë. Vrojtimi i radhës është kryer mbi kampionin rastësor prej 1203 familjesh, ku rreth 88 % e tyre (1055 familje) kanë marrë pjesë në procesin e intervistimit duke iu përgjigjur plotësisht ose pjesërisht pyetjeve të pyetësorit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ