Monday, May 20, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAGërvalla : Kosova është dëshmuar si kontributdhënëse për paqe

Gërvalla : Kosova është dëshmuar si kontributdhënëse për paqe

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla e ka nisur me takimin me ndihmëssekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për Çështje Politike dhe Politika të Sigurisë, ambasadorin Boris Ruge si dhe zv. ndihmëssekretaren e Përgjithshme për Operacione në NATO, Burcu San. Ministrja Gërvalla shprehu falënderimin e saj ndaj NATO-s dhe strukturave të saj civile dhe ushtarake për mbështetjen e vazhdueshme për vendin tonë, duke u ndalur me theks të veçantë te bashkëpunimi ynë i shkëlqyer me KFOR-in dhe me NALT-in në Kosovë. Duke marrë parasysh rolin që të dy drejtuesit dhe divizionet përkatëse e kanë në NATO, si shtylla me interes te veçantë, Ministrja Gërvalla theksoi edhe domosdoshmërinë e përparimit të proceseve integruese për Kosovën në NATO deri në anëtarësimin e plotë në këtë organizatë. Ministrja Gërvalla tutje ka theksuar se Republika e Kosovës është e gatshme dhe e vendosur të fillojë dialogun dhe procesin e konkretizimit të marrëdhënieve tona, duke vënë në pah se Kosova si faktor kyç dhe i dëshmuar si kontributdhënëse për paqe dhe siguri në rajon dhe përtej i ka përqafuar vlerat euroatlantike, të cilat i ndan me aleatët, miqtë dhe partnerët e saj ndërkombëtarë. Vëmendje e veçantë gjatë këtij takimi kanë zënë dhe aspektet politike dhe të sigurisë në Kosovë dhe rajon, duke nënvizuar obstruksionet dhe sulmet e vazhdueshme të Serbisë si dhe ndërhyrjet e vazhdueshme të influencave të huaja për destabilizim të Kosovës dhe rajonit, në veçanti asaj ruse në Ballkanin Perëndimor.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments